DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh.

Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni.

Për këto dhe zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë, fola edhe në intervistat e realizuara sot me Politico dhe Deutsche Welle.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.