DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në takim me Presidenten Metsola: Nën udhëheqjen tuaj, Parlamenti Evropian po dëshmon një lidership të vërtetë derisa kontinenti ynë po përballet me sfida të jashtëzakonshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, me ftesë të së cilës iu drejtua sot Parlamentit Evropian. Presidentja Osmani e falënderoi Presidenten Metsola për ftesën dhe nderin që i ka dhënë për t’iu drejtuar Parlamentit Evropian.

Në vijim postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Faleminderit Presidente Metsola për nderin që më dhatë që t’i adresohem Parlamentit Evropian në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për përkushtimin tuaj të palëkundur për ta sjellë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.

Nën udhëheqjen tuaj, Parlamenti Evropian po dëshmon një lidership të vërtetë derisa kontinenti ynë po përballet me sfida të jashtëzakonshme.

Përgjatë historisë, Parlamenti Evropian ka qenë zëri i popullit të Kosovës dhe mbështetës i angazhimit tonë për liri, pavarësi e drejtësi.

Sot, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike dhe në angazhimin tonë të vazhdueshëm për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

This site is registered on wpml.org as a development site.