Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Zotërinë e parë, Prindon Sadriu janë mirëpritur nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Me këtë rast, Presidentja Osmani ka takuar liderë dhe delegacione nga mbarë bota.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në pritjen nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, takuam liderë dhe delegacione nga mbarë bota dhe diskutuam për raportet ndërmjet shteteve tona. Fuqizimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë.
Përveç Presidentit francez dhe Zonjës së Parë franceze, gjatë ngjarjeve zyrtare takuam gjithashtu Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden; Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar; Mbretin e Holandës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Belgjikës; Emirin e Katarit; Mbretin e Butanit; Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut; Presidentin e Paraguajit; Kryeministrin e Holandës; Presidentin e Madagaskarit; Presidentin e Polonisë; Presidentin e Portugalisë; Kryeministrin e Belgjikës; Presidenten e Sllovenisë; Presidentin e Singaporit; Presidentin e Bullgarisë; Presidenten e Gjeorgjisë; Kryeministrin e Sao Tome dhe Principes; Presidentin e Xhibutit; Presidenten e Etiopisë; Presidentin e Guinea-Bissau; Presidentin e Letonisë; Presidentin e Sierra Leones; Zv.Presidentin e Zimbabvesë; Kryeministrin e Sllovenisë; Kryeministrin e Shqipërisë; Presidentin e Kirgizistanit; Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës; Presidentin e Malit të Zi; Kryeministrin e Irlandës; Kryeministrin e Libanit; Kryeministrin e Austrisë; Kryeministrin e Lihtenshtajnit; Kryeministrin e Malit të Zi; Zonjën e Parë të Brazilit, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të pranishëm në këto aktivitete.