DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani tha se:

“Nesër është Dita e Çlirimit në Kosovë, dita kur populli ynë u lirua përfundimisht nga një regjim genocidal – një ditë që nderon guximin e atyre që luftuan për lirinë tonë, kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe dhe fuqinë e aleancave që na ndihmuan kur kishim më së shumti nevojë.”

Tutje, Presidentja theksoi se:

“Sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike.”

Duke folur për raportet e shkëlqyera me Japoninë, Presidentja tha:

“Mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë. Ajo ka formësuae themelin e fortë të miqësisë që gëzojmë sot. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti.”

Në linkun në vijim gjeni Fjalimin e plotë të Presidentes Osmani në emër të Republikës së Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni:

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.