Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “Global Women Leaders Summit”, në Itali, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues.
Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!