Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Evropian Alpbach, e me ç’rast ka zhvilluar një diskutim me të rinj, të reja, e pjesëmarrës nga mbarë bota, organizuar nga transmetuesi publik i Austrisë, ORF.
Në takim u trajtuan çështjet kyçe që ndikojnë në Kosovë dhe Evropë, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike.
Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili që nga viti 1945 mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar ide për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.