...

Presidentja Osmani: Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përulem me respekt para grave të Kosovës, shtyllave të familjes dhe shoqërisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përulem me respekt para grave të Kosovës, shtyllave të familjes dhe shoqërisë.

Faleminderit nënave, mësueseve, grave prijetare, të cilat hapën rrugë me guxim, si dhe të gjitha grave që çdo ditë mbajnë në këmbë shoqërinë tonë: në arsim, shëndetësi, drejtësi, biznes, shkencë, kulturë, media, diplomaci e politikë.

Mirënjohje edhe për ato që përballen me sfida çdo ditë, si dhe për gratë që nuk janë më mes nesh, por mbeten pjesë e historisë dhe lirisë sonë.

Uroj që zëri i grave të vazhdojë të dëgjohet, potenciali i tyre të mbështetet dhe angazhimi i tyre të çmohet! E ardhmja e Kosovës është po aq e ndritshme sa mundësitë që u japim grave!

Gëzuar 8 Marsin!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.