Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Autizmit, vizitoi Qendrën “Autizmi flet”, ku u njoftua nga afër për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Ditën Botërore të Autizmit, vizitova Qendrën “Autizmi flet”, ku u njoftova nga afër për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre.
Përtej thyerjes së stereotipeve dhe barrierave për gjithpërfshirje, kjo kategori ka nevojë për mbështetje të çdoditshme, në mënyrë që secili ta realizojë potencialin e plotë. Presidenca vazhdimisht ka mbështetur këto shoqata në tri vitet e fundit por duhet të ndërtohet një sistem i tërë i mbështetjes institucionale, që përfshinë edhe qendrën rezidenciale për të rriturit me autizëm që tashmë nuk kanë kujdes prindëror.
Suksesi i vërtetë i një shteti matet me përkrahjen që i jep personave që kanë më së shumti nevojë.