Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.
Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.