Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Waterbury-t, nga kryetari i Bashkisë, Paul K. Pernerewski Jr., me rastin e vizitës në këtë qytet të shtetit të Connecticut-it.
Gjatë qëndrimit në Waterbury, Presidentja Osmani u takua me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë qytet, në një ngjarje që mblodhi bashkë edhe miq të shumtë amerikanë, përfshirë senatorë të Shteteve të Bashkuara, udhëheqës shtetërorë dhe lokalë të Connecticut-it, si dhe përfaqësues të mërgatës sonë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mikpritjen e qytetit të Waterbury-t dhe për kontributin e çmuar të mërgatës sonë, duke theksuar se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është një miqësi e rrënjosur në vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

