DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mori pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani këtë javë në New York, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Me ftesë Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, këtë javë në New York, mora pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) ku Kosova është vend partner nga viti 2017.

Riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.