DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Katedralen Nëna Terezë dhe më pas vizitoi familjen Filipaj

Mbrëmë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, Presidentja Osmani bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes.

Duke uruar ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin dhe komunitetin katolik, Presidentja Osmani theksoi se Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa.

“Ajo na kujton se duhet t’i vlerësojmë njerëzit në jetën tonë, t’ia shprehim mirënjohjen tonë familjes që na do pa kursim, miqve që na qëndrojnë pranë dhe bashkëkombësve, me të cilët na lidh gjaku, gjuha e shpresa”, ka theksuar Presidentja Osmani në fjalimin e saj.

Ndërkaq pas ceremonisë në Katedrale, Presidentja Osmani me Zotërinë e Parë dhe vajzat, ishin mysafir në darkën e Krishtlindjes në familjen Filipaj në Prishtinë.

“Mikpritja dhe ngrohtësia e tyre është një dëshmi e kuptimit të vërtetë të kësaj feste. Le të vazhdojmë të tregojmë mirësi ndaj njëri-tjetrit dhe ta ushqejmë frymën e Krishtlindjes gjatë gjithë vitit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.