Në muajin tetor, përderisa shënojmë 25 vjetorin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku pjesë integrale është mbrojtja dhe fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe konfliktit, Presidentja Osmani mirëpriti në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë britaneze të Iniciativës për Parandalim të Dhunës Seksuale gjatë luftës. Në këtë delegacion kishte të mbijetuar nga vende të ndryshme të botës.
Storjet mbi dhimbjen, gjetjen e forcës për ta tejkaluar atë dhe sukseset e të mbijetuarve të pranishëm, po aq sa na frymëzuan, krijuan diskutime dhe shkëmbim të ideve të reja për bashkëpunim. Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është jetik për dizajnim të politikave të qëndrueshme dhe efektive, në mënyrë që të sigurojmë mirëqenie të plotë për të gjithë dhe hapa konkret drejt realizimit të drejtësisë.
Ky takim, i mbajtur në kuadër të punës së Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, është një nga aktivitetet e shumta që do të organizohen në vazhdimësi me fokus tek të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe konfliktit.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN
