DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Mirënjohëse Kryeministres daneze Mette Frederiksen për mikpritjen e ngrohtë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga Kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë.

“Mirënjohëse Kryeministres daneze Mette Frederiksen për mikpritjen e ngrohtë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, i cili edhe këtë herë fokusohet në sfidat e sigurisë dhe në thellimin e bashkëpunimit për t’i tejkaluar ato”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.