...

Presidentja Osmani me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte në Prishtinë prej dy vitesh.

Olha ishte një zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethana të vështira.

Prania e saj në Kosovë së bashku me djalin e saj Yaroslavin, ishte një shembull i shpirtit human dhe vlerës së lirisë, e cila i lidhë popujt tanë.

Në këto çaste të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, veçanërisht për djalin Yaroslavin, koleget e saj që ndodhen në Prishtinë, dhe për të gjithë ata që e njohën!

Kujtimi për Olhën do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.