Në kuadër të Javës së Solidaritetit, Presidentja Osmani mbështeti nismën e super vullnetarëve të organizatës “Toka”, të cilëve iu bashkua për shitjen e librave, të cilat janë të vetmet dhurata që mund të hapen më shumë se një herë.
“Në këtë ditë, ne festojmë fuqinë e solidaritetit, duke pranuar se kur bashkohemi mund ta kapërcejmë çdo sfidë dhe të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm”, tha presidentja Osmani.
Sipas Presidentes Osmani duke mbështetur vullnetarët, institucionet shtetërore mund ta shfytëzojmë energjinë, ekspertizën dhe rrjetin e tyre për të arritur rezultate më efikase.
“Vullnetarët sjellin perpektiva të reja dhe zgjidhje kreative për problemet komplekse, duke ndihmuar përpjekjet e institucioneve shtetërore”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.