presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Luan Haradinaj kambana e lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Luan Haradinaj, në 24 vjetorin e rënies së tij.

Sipas Presidentes, Familja Haradinaj e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit.

“Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim. 24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie!”, ka theksuar Presidentja Osmani.
 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 

Emri i heroit Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit, i cili atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së.

Familja Haradinaj, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit.

Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim.

24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie!

Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit!

Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.