...

Presidentja Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Kralanit dhe asaj të Qupevës së Epërme

Sot, nderojmë viktimat e Masakrës së Kralanit në Gjakovë, në të cilën regjimi gjenocidal i Serbisë, pasi që i rrëmbeu nga kolona e të zhvendosurve, vrau dhe dogji 87 civilë, ndërsa 45 të tjerë i ekzekutoi brutalisht në Çupevë e Epërme dhe e Poshtme, Gllarevë, Përçevë, Sverkë dhe Gremnik të Klinës.

Këto ngjarje janë dëshmi e përpjekjeve për shfarosje dhe spastrim etnik.

11 viktima të identifikuara nga Malisheva, Skënderaj dhe Klina nga Masakra e Kralanit u rivarrosën dje dhe sot, në përvjetorin e masakrës, në vendlindjet e tyre.

Pas 26 vitesh pritjeje, Gjakova dhe e gjithë Kosova nderoi 11 viktima të Masakrës së Kralanit, e cila është njëra ndër krimet më monstruoze të forcave gjenocidale të Serbisë.

Ne e kemi obligim që, në emër të së ardhmes, të kërkojmë llogari për të kaluarën.

Drejtësia për ta ishte, është dhe do të jetë detyrë shtetërore, kombëtare dhe njerëzore.

Kosova nuk harron!

Lavdi për të gjithë martirët dhe të rënët për lirinë e vendit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.