Kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë.
Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!
