Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ka kujtuar mjeshtrin e madh të muzikës sonë burimore, me rastin e vdekjes së tij.
Presidentja Osmani, ka thënë se Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes, dr. Vjosa Osmani – Sadriu:
Instrumentet e muzikës sonë burimore: okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.
Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit!
Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve – Bacën Shaqë!