DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani: Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të targetuara të Iranit kundër Katarit.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Bisedova me Lartmadhërinë e Tij Emirin Tamim bin Hamad pas sulmeve të targetuara të Iranit kundër Katarit.

Dënova fuqimisht veprimet e regjimit iranian, të cilat përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.