presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.

Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore.

Gjatë qëndrimit në Tajlandë, Presidentja Osmani do të pritet nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha.

Kurse në Samitin “Global Summit of Women”, Presidentja Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e grave në realitetin e ri.

Presidentja Osmani, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një tryezë me karakter ekonomik të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshilli Diplomatik dhe Oda Ekonomike të Tajlandës dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës. Në këtë tryezë do të diskutohen mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, por edhe mundësive ekonomike që i ofron Kosova.

Pas vizitës në Tajlandë, Presidentja Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, Presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit z.Tan Chuan-Jin, ministren e Lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, znj. Sim Ann dhe me Ministrin e Lartë të Shtetit, dr. Mohamad Maliki Bin Osman

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.