DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka pranuar telegram urimi nga presidenti Radev: Bullgaria do të mbështesë pa ndryshim progresin e Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në 14 vjetorin e pavarësisë së vendit ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

“Jam i bindur se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të intensifikimit dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët. Dëshiroj t’ju siguroj sërish se Bullgaria do të mbështesë pa ndryshim progresin e Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në telegramin e Presidentit Radev.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.