Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram ngushëllimi nga Presidenti i Kroacisë Zoran Milanović, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:SH. S Vjosa Osmani SadriuPresidente e Republikës së Kosovës Zagreb, 25 korrik 2021E nderuara Zonja Presidente,Pasi dëgjova për humbjen tragjike të shumë jetërave në aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër Sllavonski Brodit, po ju shprehë ngushëllimet më të thella në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim personal.Në këtë kohë të vështirë për Republikën e Kosovës, ju lus që të përcjellin zonja Presidente ngushëllimet dhe solidarizimin tonë familjeve të viktimave dhe mbarë qytetarëve të vendit tuaj. Ne i urojmë shërim të shpejtë të lënduarave dhe që pasojat e dhimbshme të kësaj ngjarjeje të tmerrshme të tejkalohen në një periudhë sa më të shpejtë kohore.Ju lutem pranoni zonja Presidente konsideratat e mia më të larta. Zoran Milanović