Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 25 vjetorin e rënies.
Përkujtimi i plotë i Presidentes Osmani:
25 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci, e përmbyllën bashkërisht rrugëtimin e tyre jetësor e patriotik.
Përkushtimi i tyre i palëkundur për lirinë i bëri që ata të jenë stoikë, të guximshëm e këmbëngulës. Si të tillë u përjetësuan, duke u bërë personifikim i vetmohimit për lirinë e vendit.
Xheva dhe Fehmiu u përballën me vendosmëri të palëkundur për idealin e brezave, ëndrrën për liri e shtet.
Ata na kujtojnë përherë rrugën e zorshme deri te liria dhe përkushtimin që duhet pasur për ta mirëmbajtur lirinë dhe për ta forcuar edhe më tej Republikën për të cilën ranë!
Kujtimi për ta qoftë i përhershëm!