Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, dhe ka uruar popullin gjerman me rastin e 3 tetorit.
Presidentja Osmani ka thënë se sot i bashkohemi popullit gjerman për të festuar së bashku 3 tetorin, këtë datë të rëndësishme për gjithë Evropën.
“Gjermania, një shtet model në aspektin e promovimit të vlerave demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e zhvillimit ekonomik, ka qenë dhe vazhdon të mbetet shembull për botën demokratike”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani më tej ka thënë se jemi me fat të gëzojmë partneritet të palëkundur me Gjermaninë dhe përkushtim të qartë për të ardhme të përbashkët në strukturat euroatlantike.