Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar bashkuar nismës Linja e Jetës në Muajin Ndërkombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjes për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë kauzë të rëndësishme.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Muajin Ndërkombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjes, pata nderin t’i bashkohesha nismës së Linja e Jetës për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë kauzë të rëndësishme.
Sot dhe çdo ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për të ndërtuar një shoqëri ku dhimbja nuk mbulohet me heshtje, dhe ku çdo njeri ndjen se kurrë nuk është vetëm.
Shëndeti mendor nuk duhet të jetë temë që heshtet, por prioritet i çdoditshëm. Jemi #këtupërnjëritjetrin!
