Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar sot shkrimtarit Ismail Kadare, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, ka shkruar Presidentja Osmani.