presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ia dorëzoi Alketa Xhafa Mripes fustanin e parë që do të jetë pjesë e instalacionit “Mendoj për ty”

Në 27 vende të 🌎, 4 kontinente, tashmë në një dimenzion global, rikthehet vepra artistike e Alketa Xhafa Mripes “Mendoj për ty”.

Sot, Presidentja Osmani, ia dorëzoi Alketës fustanin e parë që do të jetë pjesë e këtij instalacioni. Një fustan me ngjyrat e Kosovës e me lulen anemone e cila tashmë është shndërruar në simbol të forcës, guximit e shpresës.

Të gjitha fustanet e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga anë e kënd botës do të bëhen pjesë e këtij instalacioni, i cili do të ekspozohet në Hagë.

Le të shndërrohen këto fustane në simbol të triumfit e të forcës shtesë në angazhimin tonë për drejtësi, shtoi Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.