Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të sivjetëm të Javës së Gruas.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Asnjë shoqëri nuk mund të jetë vërtet e lirë, e drejtë apo e barabartë, nëse gjysma e popullit të saj mbetet mbrapa.
Në edicionin e sivjetëm të Javës së Gruas, të organizuar nga NDI, riafirmova se fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është vetëm detyrim moral, por edhe domosdoshmëri demokratike.











