DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Fuqia më e madhe është humaniteti

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka vizituar shoqatën Handikos, në Ferizaj.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Fuqia më e madhe është humaniteti.

Në Handikos, në Ferizaj, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, takova njerëz që me forcën, vullnetin dhe shpirtin e tyre të madh na mësojnë çfarë do të thotë guximi.

Aty ku shumë shohin barrierë, ata ndërtojnë ura, aty ku të tjerët lodhen, ata vazhdojnë përpara me besim.

Handikos është vatër e komunitetit me zemra të mëdha që çdo ditë punojnë për të drejta, barazi dhe gjithëpërfshirje. Respekt për personat me nevoja të veçanta, të cilët na e kujtojnë se vlerat më të larta të një shoqërie maten me mënyrën si i trajtojmë ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

This site is registered on wpml.org as a development site.