Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dje në Presidencë organizuam edhe Ekspozitën retrospektive të fotografit të njohur Hazir Reka, me fotografi të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Dje në Presidencë organizuam edhe Ekspozitën retrospektive të fotografit të njohur Hazir Reka, me fotografi të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Kjo ekspozitë sjellë një rrugëtim të paharrueshëm nga vitet ’80 deri në shkuarjen në amshim të Presidentit historik.
Përmes imazheve familjare dhe momenteve kyçe të angazhimit të tij politik, kjo ekspozitë ndriçon jetën dhe vizionin e liderit që udhëhoqi Kosovën drejt lirisë e pavarësisë me urtësi, durim dhe përkushtim. Një homazh i denjë në përvjetorin e tij, që rikujton rolin e tij të pazëvendësueshëm në historinë e Republikës së Kosovës.