Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Distria Krasniqin për medaljen e argjendtë të fituar në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025
Postimi i plotë:
Distria, krenaria jonë! 🇽🇰
Me forcë, pasion dhe zemër të pathyeshme, Distria Krasniqi ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin botëror!
Nënkampione bote me talent, përkushtim dhe luftëtare e paepur! Urime për këtë triumf historik, je shembull frymëzimi për të gjithë!
