Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Zotërinë e parë, Prindon Sadriu janë mirëpritur nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar Presidentja Osmani.
