Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Nataša Pirc Musar rreth zhvillimeve të fundit, procesin e ardhshëm Bërdo-Brione si dhe vizitën e saj të afërt në Kosovë.
Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka shkruar Presidentja Osmani.