Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Gjatë ditës së sotme, Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me një grup të rinjsh nga vende të ndryshme të botës në kuadër të Forumit Evropian Alpbach.
“Nga e kaluara, tek e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës – një diskutim fantastik këtë mëngjes me një grup të rinjsh nga vende të ndryshme të botës në kuadër të Forumit Evropian Alpbach”, ka shkruar Presidentja Osmani.