Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani ka bërë nderime tek Monumenti i Kryengritjes në Varshavë.
“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre. Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR