presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani bëri homazhe dhe nderoi Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku më kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në fillim të aktiviteteve me rastin e shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, bën homazhe dhe vendosen kurora të luleve në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, para varrit të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Gjatë ditës, Presidentja Osmani do të mbaj fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës si dhe do të jetë e pranishme gjatë parakalimit të kuadrateve të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës që do të mbahet në bulevardin “Nëna Terezë”, Prishtinë dhe do të merr pjesë në pritjen shtetërore që organizohet për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.