DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Ata që mungojnë, janë plaga më e thellë e luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë, ka kujtuar qytetarët tanë të zhdukur me dhunë gjatë luftës nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Ata që mungojnë, janë plaga më e thellë e luftës. Drejtësia për ta është premtimi ynë që nuk shuhet kurrë.

Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë, me dhimbje e respekt të thellë kujtojmë qytetarët tanë të zhdukur me dhunë gjatë luftës nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Secili emër në atë listë është një jetë e ndalur dhunshëm, një familje që pret, një plagë që kërkon shërim, një ankth që nuk shuhet kurrë.

Edhe 26 vite pas krimeve të kryera, Serbia refuzon hapjen e arkivave ku gjinden të dhënat për të zhdukurit me dhunë e varrezat masive. Ky refuzim është përseritje e përditshme e krimit, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj familjeve të tyre e ndaj gjithë Kosovës.

Prandaj lufta jonë për drejtësi nuk do të ndalet kurrë.

Kujtojmë me nderim dhe kërkojmë drejtësi me vendosmëri.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.