Sot kujtojmë me përulësi e krenari dy prej figurave më të ndritura të historisë sonë të re, Fehmi e Xhevë Lladrovcin.
Ata nuk ishin vetëm bashkëshortë, por bashkëluftëtarë, nuk ishin vetëm dy jetë, por një ideal i përbashkët për lirinë e Kosovës.
Ata u ngritën mbi frikën dhe zgjodhën të mbeteshin shembull i përjetshëm i guximit. Rënia e tyre nuk ishte fundi, por themel i një rruge që çoi drejt lirisë dhe pavarësisë.
Për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për liri, kisha nderin që me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, familjes Lladrovci, t’ia dorëzoj Urdhrin “Hero i Kosovës” për Fehmi Lladrovcin dhe Urdhrin “Heroinë e Kosovës” për Xhevë Lladrovcin.
Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!
