...

Presidentja Osmani: 27 vjet më parë, Nëna Ferdonije përjetoi dhimbjen që nuk shuhet kurrë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 27 vjet më parë, Nëna Ferdonije përjetoi dhimbjen që nuk shuhet kurrë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

27 vjet më parë, Nëna Ferdonije përjetoi dhimbjen që nuk shuhet kurrë.

Katër djemtë dhe bashkëshorti i saj, u rrëmbyen dhunshëm nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Eshtrat e dy djemve janë gjetur, një copë e së vërtetës është zbuluar. Por për dy djemtë e tjerë dhe bashkëshortin, pritja vazhdon. Një pritje që nuk është vetëm e saj, por e gjithë shoqërisë sonë. Një plagë që ende nuk është mbyllur.

Historia e saj është histori e dhimbjes, por edhe e forcës së jashtëzakonshme. Është dëshmi se dashuria e një nëne nuk dorëzohet kurrë, se kujtesa nuk zbehet dhe se kërkimi për drejtësi nuk ndalet.

Përkulemi me respekt para qëndresës së saj dhe ritheksojmë zotimin tonë për ta vënë drejtësinë në vend.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.