DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: 24 Marsi, dita kur liria mori krahë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 24 Marsi, është dita kur liria mori krahë!

Presidentja Osmani ka shkruar:

24 Marsi, dita kur liria mori krahë!

Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti!

Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.

Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.