presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Omani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut

Gjatë periudhës 19-23 prill 1999, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe vranë barbarisht shumë civilë të pafajshëm prej 7 e deri në 98 vjeç në rajonin e Gollakut.

Më 21 prill 1999 në fshatin Makoc të Gollakut, u torturuan dhe u vranë në mënyrë makabre 115 civil të moshave të ndryshme.

Ende sot, pas 25 vjetësh, drejtësia për jetët e pafajshme nuk është vënë në vend dhe autorët nuk e kanë marrë dënimin e merituar.

Krimi nuk vjetrohet, ndaj drejtësia duhet të vendoset patjetër.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.