Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot kompaninë Speeex.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Nga Zvicra në Kosovë, kompania Speeex një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë!
Sot takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar.
Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve tanë kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë.