Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në samitin e inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.