Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në prag të festës së Bajramit, u kthyem përsëri në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nëna, motra e gra, si dhe për ta ndarë dhimbjen, forcën dhe dashurinë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në prag të festës së Bajramit, u kthyem përsëri në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nëna, motra e gra, si dhe për ta ndarë dhimbjen, forcën dhe dashurinë.
Bashkë me ne ishin edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Philadelphia-SHBA, të cilët sollën dhuratat e mbledhura me përkushtim nga vëllezërit Osmanollaj dhe Emina Cunmulaj, të cilët më 8 Mars, për Ditën e Gruas, organizuan një ngjarje mbështetëse për këtë kauzë fisnike.
Duke i falënderuar bashkatdhetarët tanë për kujdesin dhe zemërgjerësinë e vazhdueshme, isha e lumtur që, edhe pse pak më herët, arritëm t’ju gjindemi pranë nënave të Krushës për të ndarë solidaritet, dashuri dhe kujdes në prag të festës së Bajramit.







