DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes:

8372 jetë të pafajshme!
8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!
Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.
Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.
Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.

Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!

#Srebrenica

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.