Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur krenari të jashtëzakonshme fitoren e xhudistes Laura Fazliu.
“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka. Faleminderit pafundësisht!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
