...

Presidentja: Me krenarinë më të madhe, i ndava Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot, me krenarinë më të madhe, i ndava Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit.

Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.