Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë.
Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore u nënshkrua nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID.
Postimi i plotë i Presidentes:
Marrëveshja e nënshkruar sot, në shumën prej gati 35 milion dollarësh, është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj.
Mirënjohës për vendosmërinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara që të jenë krah nesh në përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë të orientuar kah zhvillimi i përqendruar në nevojat e qytetarëve tanë.